Kualiarelja: Sampdoria, unë qëndroj dhe rikthehemi në Serie A

Sampdoria luajti ndeshjen e fundit në shtëpi për këtë sezon ndaj Sassuolos, ku rezultati përfundoi në barazimin 2-2. Fabio Kualiarella ka përshëndetur tifozët e Sampdorias pas ndeshjes, por nuk i ka varur këpucët ende në gozhdë.

“Nëse drejtuesit e rinj dëshirojnë dhe mendojnë se Kualiarella është ende i dobishëm, unë jam këtu, sepse dua të kthehemi së bashku në Serie A, këta tifozë e meritojnë. Nuk dua të jem në qendër të projektit, por të jem pjesë e tij. Mendoj se ende mund të jap një dorë”, është shprehur Kualiarelja.

Kujtojmë se sezonin e ardhshëm Sampdoria do të luajë në Serie B.

LEXO EDHE:

Back to top button