Kuman: Haland ose Mbape? Kjo varet nga presidenti i ri

Skuadra e Barcelonës, do përballet me Elçen, në kuadër të La Liga-s, derisa trajneri mendon se mund të garojnë për titull. Pavarësisht formës jo të mirë, Kuman mendon se Barcelona do jetë në garë për titull.

“Ne mund të luftojmë për La Ligën. Dy ndeshjet e radhës janë të rëndësishme. E dimë që kemi ndeshjen kthyese në Kupën e Mbretit, ne mund të garojmë në dy garat. Presidenti i ri do vendos për të ardhmen e trajnerit dhe klubit. Duhet të presim deri me 8 mars. Rezultati kundër PSZH-së na dëmtoi, por ne duhet të ngrihemi dhe të japim gjithë energjinë që të përmirësohemi”, deklaroi Kuman.

Trajneri i Barcelonës, potenco se presidenti i ri do vendos për transferimin e Kilian Mbapes ose Erling Halandit, që së fundmi janë të lidhur me kalimin në “Camp Nou”.

“Haaland ose Mbappe? Kjo varet nga presidenti i ri. Duhet të fokusohemi. Ndeshjet e rëndësishme janë duke ardhur”, përfundoi ai.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Elches zhvillohet të mërkurën.

LEXO EDHE:

Back to top button