Kuman reagon ashpër për lajmet kundër Mesit

Në lidhje me kontratën faraonike të Lionel Mesit, që ditë më parë u shpalos “El Mundo”, ka reaguar trajneri Ronald Kuman pas ndeshjes së mbrëmshme të Barcelonës ndaj Atletik Bilbaos në La Liga.

Kushdo që ka zbuluar kontratën e Mesit nuk mund të ketë një të ardhme me Barcelonën. Ajo që ka dalë në shtyp për Mesin është bërë me dashakeqësi. Ne do të mundohemi të kuptojmë se si është publikuar në shtyp diçka e tillë. Ne duhet të përqëndrohemi te sezoni, së fundmi ekipi ka qenë mirë. Nuk duhet të fokusohemi në këtë çështje, por ka njerëz që duan të dëmtojnë Mesin dhe Barcelonën. Mesi ka ndihmuar skuadrën si futbollist për shumë vite, e ka ndihmuar klubin të bëhet i madh dhe ka ndihmuar në fitimin e trofeve”, u shpreh Kuman.

LEXO EDHE:

Back to top button