Kuman zbulon përse Mesi mungon në sfidën e fundit për vitin 2020

Trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman është drejtuar mediave, para ndeshjes kundër Eibarit, në të cilën ka shpjeguar arsyet e mungesës së Lionel Mesit. Trajneri holandez shpjegon situatën aktuale me argjentinasin dhe largimin e tij nga “Kam Nou”.

Si e vlerësoni përfundimin e vitit me fitore?

Kuman: Eibar është konkurrues, nuk duhet nënvlerësuar, ndaj duhet të jemi mirë, si në ndeshjen e fundit. Nëse jo, do të jetë shumë e komplikuar.

Pse nuk është Mesi këtu?

Kuman: Leo kishte një shqetësim në kyçin e këmbës dhe nuk mund të stërvitej, as të luante. Kështu që i dhamë edhe dy ditë më tepër pushime. Ai do të kthehet pas ndeshjes. Mjekët i rekomanduan pushim.

A ishit në dijeni të intervistës së Messit?

Kuman: Nuk e kam parë drejtpërdrejt, por e kam lexuar në shtyp. Unë mendoj se është e përsosur që të shpjegoni mendimet tuaja. Unë kam qenë gjithmonë i qetë me të dhe ai nuk ndryshon. Nuk mund të ndikojmë në vendimin e tij, veçse t’i marrim më të mirën. Do të shohim se çfarë mund të ndodhë.

Nëse Poketinjo arrin te PSZh, a do ta pasonte edhe Mesi në kryeqytetin francez?

Kuman: Nuk e di. Nuk e di nëse janë të vërteta ato që thotë shtypi. Messi do të vendosë për të ardhmen e tij pa u varur nga një trajner. Është një vendim që e merr me familjen. Ne do të përballemi me parizienët pas dy muajsh, mbetet një rrugë e gjatë për t’u bërë.

LEXO EDHE:

Back to top button