Kupa Dejvis, Italia shkruan historinë dhe fiton për të tretin vit radhazi trofeun
Kombëtarja e Italisë për meshkuj në tenis fitoi për të tretin vit me radhë trofeun e rëndësishëm ekipor, Kupën Dejvis. Në finalet e luajtura në Bolonja, ekipi italian mundi 2-0 me ndeshje Spanjën në dy ndeshjet teke (nuk u luajt loja dyshe).
Edhe pse në këto finale munguan numrat 1 dhe 2 në botë, respektivisht spanjolli Karlos Alkaraz dhe italiani Janik Sinner, ata që zbritën në fushë nuk zhgënjyen. Dhe në fund, “azzurrët“ mbrojtën titullin kampion bote për meshkuj.
Ky është trofeu i katërt për Italinë në Kupën Dejvis, që bëhet shteti i parë në histori që e fiton këtë trofe për tri vite me radhë.
Tenistët Flavio Kobolli, Mateo Berettini, Andrea Vabvasori dhe Simone Bolelli bënë diferencën në këto ndeshje.






