Kupa, fitore bindëse e Shkupit dhe Makedonija Gj.P.

Janë mësuar emrat e skuadrave , të cilat do të luajnë në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë në futboll. Makedonija Gjorçe Petrovi dhe FC Shkupi shënuan fitoret më bindëse në 1/8 e finales, duke mundur skuadrën e Sasa-s me 6-0, respektivisht Kit Go-në me 5-0. Në përballjet e tjera, Akademia Pandev mundi  Vardarin me 1-0, ndërsa me të njëjtin rezultat, Bellasica shënoi fitore në transfertë ndaj Bregallnicës, si dhe Shkëndija ndaj Gostivarit. Në çerekfinale kalon edhe Sileksi, që në transfertë mundi Kozhufi me 2-1. Ndërkohë pas 90 minuta nuk kishte fitues në sfidat e zhvilluara në Gostivarë, në mes mes Renovës dhe Peliterit dhe në Strugë, në mes skuadrës vendase dhe Rabotniçkit. Pas ekzekutimit të penaltisë, Renova dhe Struga Trim Lum siguruan garën e çerekfinales, të cilat do të zhvillohen më 7 prill, ndërsa finalja e Kupës është më 19 maj.

Kupa e Maqedonisë – 1/8 e finales

MAKEDONIA GJ.P. 6-0 Sasa

FC SHKUPI 5-0 Kit Go

Kozhufi 1-2 SILEKSI

SHKËNDIJA 1-0 Gostivari

AKAD. PANDEV 1-0 Vardari

Bregallnica 0-1 BELLASICA

RENOVA 2-2 (6-5) Pelisteri

STRUGA TRIM LUM 0-0 (4-3) Rabotniçki

LEXO EDHE:

Back to top button