Kupa, mësohen skuadrat gjysmëfinaliste

Pas zhvillimit të sfidave të çerekfinales në Kupën e Maqedonisë në futboll, janë mësuar emrat e katër ekipeve pjesëmarrëse në gjysmëfinale.

Skuadra e Akademia Pandevit siguroi gjysmëfinalen, pasi që mundi FC Shkupin me 2-1. Fitoren më bindëse e regjistroi Makedonija Gjorçe Petrovi, i cili në transfertë mundi Bellasicën me 4-1.

Struga Trim Lum përsëriti rezultatin e fundjavës dhe mundi Renovën me 1-0.

Ndërkohë nuk kishte fitues në përballjen në mes Sileksit dhe Shkëndijës pas 90 minutave të rregulltë të çerekfinales. Andaj pas ekzekutimit të penaltive, skuadra e Sileksit shënoi fitore me 4-2.

Përballjet e gjysmëfinales do të zhvillohen më 7 prill, ndërsa finalja e Kupës është planifikuar më 19 maj.

Kupa e Maqedonisë – çerekfinale

SILEKSI (4) 0-0 (2) Shkëndija

STRUGA TRIM LUM 1–0 Renova

Bellasica 1–4 MAKEDONIJA GJ.P

AKAD. PANDEV 2–1 FC Shkupi

LEXO EDHE:

Back to top button