Kurti: Qeveria koti nuk është akademia e Kosovës por pandemia e saj


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se qytetarët e Kosovës e kanë kuptuar se formimi i paligjshëm i një qeverie që ka mbledhur bashkë tërë përgjegjësit për hajninë 20 vjeçare të subjektivitetit politik dhe ekonomik të shtetit tonë, nuk ndalet vetëm në keqadministrimin e pasurive të vendit, as në dëmtimin e institucioneve, por edhe në dëmtimin fizik dhe psikologjik të popullsisë së vet.

Këto komente Kurti i ka bërë gjatë vlerësimi të raportimeve të mediave ndërkombëtare, të cilat Kosova prin në botë për numrin e vdekjeve për 1 milion banorë.

Kurti ka thënë se nga mediat ndërkombëtare po marrim statistika të përmbysura. Kosova sot nuk është as shembull i mirë e as shembulli i keq, por thjesht vendi që mban rekordin e numrit të vdekjeve prej virusit.

“Qeveritarët e ardhur nga të gjitha partitë humbëse kanë mendjen të ndajnë postet dhe tenderat. Partitë tradicionale të korrupsionit, kur nuk e kanë më mundësinë të mashtrojnë votuesin, nuk ndalen më me vrasjen e ndërmarrjeve publike e institucioneve shtetërore, por cënojnë pa kthim edhe shëndetin publik”, ka shkruar ai.

LEXO EDHE:

Back to top button