Kurti: Shqiptarët e Luginës janë të diskriminuar dhe të shtypur

Kurti: Shqiptarët e Luginës janë të diskriminuar dhe të shtypur

Shqiptarët e Luginës me të drejtë kërkojën që të përfshihen në palnin evropian, kështu u shpreh në “360 Gradë”, kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Sipas tij nuk mund të ketë popull të zgjedhur në Ballkan dhe njerëz dinjiteti dhe të drejtat e të cilëve vlejnë më pak se sa të njerëzve të tjerë, andaj thekson më tej Kurti se reciprociteti simetria dhe balanci janë pjesë shumë e rëndësishme e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan Alsat.

“Ju e dini shumë mirë që në Preshëvë, Medvegjë dhe Bujanoc shqiptarët atje nuk mund ta përdorin as flamurin kombëtar shqiptar, publikisht, as flamurin shtetëror të Kosovës. Janë të diskriminuar, janë të nën-përfaqësuar, janë të shtypur e të shfrytëzuar. Dhe pasivizimi i adresave në gjithë Luginën por sidomos në Medvegjë i ka irrituar dhe i ka zemëruar shumë shqiptarët. Kur shohim që privilegjet e Ahtisarit duken të pamjaftueshme në Beograd dhe kjo has në një lloj mirëkuptimi edhe prej disa politikanëve dhe diplomatëve perëndimore, natyrisht që indinjata e tyre sa vjen e shtohet. Ata kanë të drejtë dhe unë besoj që nuk mund të ketë popull të zgjedhur në Ballkan dhe nuk mund të ketë njerëz dinjiteti dhe të drejtat e të cilëve mund të vlejnë më shumë se sa të njerëzve të tjerë, andaj për mua është plotësisht e kuptueshme dhe e arsyeshme kërkesa e tyre që të dëgjohen, të konsiderohen, të vlerësohen, të respektohen dhe në këtë mënyrë të vënë në spikamë se reciprociteti simetria, balanci janë pjesë shumë e rëndësishme e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona”, tha Kurti. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button