Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jetë e përgatitur për këtë

Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jetë e përgatitur për këtë

Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për median zviceran, NNZ, tha se Kosova duhet të jetë e përgatitur ndaj “hakmarrjes” së Serbisë.

Kështu u shpreh Kurti i cili thotë se synim i Serbisë kundrejt Kosovës do të jetë gjithmonë hakmarrja.

Madje ai shton se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është duke e mashtruar Perëndimin, i cili nuk ka hequr dorë asnjëherë nga projekti i Serbisë të madhe.

Vuçiq ka fituar favorin e Perëndimit duke pasur municion me vlerë mbi 800 milionë euro të dorëzuar në Ukrainë që nga sulmi i Rusisë. Dhe ai është i lidhur me BE-në dhe Gjermaninë nga një i ashtuquajtur partneritet i lëndëve të para: depozitat e litiumit në Serbinë perëndimore, të cilat janë strategjikisht të rëndësishme për industrinë evropiane të makinave. Por Vuçiq thjesht po mashtron Perëndimin. Elita që dominon vendin nuk ka hequr dorë kurrë nga projekti i Serbisë së Madhe. Thjesht quhet diçka ndryshe tani, domethënë ‘Bota Serbe’”. Kjo do të thotë bashkim i të gjithë serbëve në një vend. Kjo do të nënkuptonte shpërbërjen e Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës”, thotë Kurti.

“Kjo është pikërisht ajo që Vuçiq dëshiron të bëjë me Kosovën. Ushtron durim strategjik, por synimi mbetet hakmarrja. Ne duhet të jemi të përgatitur për këtë”.

LEXO EDHE:

Back to top button