Kurti: Takimi në Ohër ka simbolikën e vetë, Ohri dhe Prespa janë qytete të marrëveshjeve

Kurti: Takimi në Ohër ka simbolikën e vetë, Ohri dhe Prespa janë qytete të marrëveshjeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për “360 Gradë”, që do të transmetohet sonte në Alsat, flet për takimin e nesërm me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq. Sipas Kurtit Ohri u përcaktua si vendtakim nga ana e përfaqësuesit të lartë të BE-së, megjithatë ka edhe simbolikën e tij, meqë bashkë me Prespën njihen si qytete të marrëveshjeve.

“Nesër kemi takimin në Ohër, takim i nivelit të lartë i ndërmjetësuar, lehtësuar nga BE-ja. Është vendimi i përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, zotit Josep Borell që takimi të mbahet në Ohër. Ai do të vizitoj Maqedoninë e Veriut dhe meqenëse është një shtet fqinjë i Republikës së Kosovës, po ashtu edhe i Serbisë i cili në dy liqenet e veta tashmë ka dëshmuar se i shndërron ato qytete pranë, pra Ohrin dhe Prespën në vende për Marrëveshje, besoj që ka edhe një domethënie simbolike për këtë takim të radhës që do ta mbajmë në Ohër”, deklaroi Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button