“Kurti takohet brenda dy javësh me Hoxhajn, Abdixhikun e Haradinajn”

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare pritet që të fillojë në muajin qershor të këtij viti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet që t’i takojë liderët e partive opozitarë para se të marrë rrugën për në Bruksel.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu, këto takime pritet të mbahen brenda dy javëve.

“Dialogu është temë me interes nacional. Siç ka deklaruar kryeministri Kurti, presim që gjatë muajit maj, në një kohë të përshtatshme për të gjithë të fillojmë konsultimet me subjektet opozitare në Kuvend”, tha ai.

Partitë opozitare ende janë në pritje të ftesës së Kurtit, megjithatë nuk dihet nëse kanë vendosur se do të marrin pjesë në takimet konsultative të kryeministrit për dialog.

LEXO EDHE:

Back to top button