Kush është futbollisti 100 mijë eurosh, i cili realizoi 3 gola ndaj Barcelonës?

Kush është futbollisti 100 mijë eurosh, i cili realizoi 3 gola ndaj Barcelonës?

Deri mbrëmë, Oriol Soldevila ishte totalisht një futbollist anonim, por tashmë e gjithë bota ka dëgjuar për të. Soldevila, ditë më parë shënoi 3 gola ndaj Barcelonës në ndeshjen e Kupës së Spanjës.

Gjatë 90 minutave të rregullta, Barcelona kaloi tri herë në epërsi me golat e Arauho-s, Dembele-s dhe Rafinja-s, por çdo herë mesfushori 21-vjeçar, për të cilin e gjithë bota dëgjoi dje, i kthente gjërat në fillim. Oriol Soldevila arriti të shënojë hat-trick ndaj Barcelonës dhe kështu ishte në qendër të vëmendjes pavarësisht humbjes së skuadrës së tij pas 30 minutave shtesë.

Interesant është fakti se Soldevila është një fëmijë i Barcelonës. Ai ka lindur në Barcelonë dhe hapat e parë në futboll i hodhi në “La Masia”, shkollën e famshme të futbollit të Barcelonës, të cilën e braktisi në vitin 2020. Çmimi i tij aktual është 100 mijë euro, por pas performancës së djeshme me siguri do të rritet ndjeshëm. Ndryshe, ajo që bie edhe më në sy është fakti se Soldevila nuk është fare sulmues, por mesfushor, por megjithatë ka treguar se mund të jetë një “bishë” e vërtetë në realizimin e sulmeve.

Oriol Soldevila gjithashtu u bë lojtari i parë që shënon një hat-trick kundër Barcelonës në të gjitha garat pas Mbape-s në Ligën e Kampionëve të vitit 2021 dhe lojtari i parë spanjoll që nga Aduriz që e bëri këtë kundër Barçës në Superkupën e vitit 2015.

LEXO EDHE:

Back to top button