Kushëriri i Bashar al-Assad pikaset në Los Angeles me Ferrari $300,000 dhe një modele izraelite

Ali Makhlouf, i biri i një biznesmeni sirian të sanksionuar nga SHBA, është shfaqur në mediat sociale duke drejtuar një Ferrari me vlerë $300,000 në zonën e Beverly Hills.

Ali Makhlouf është biri i biznesmenit Rami Makhlouf, dhe ishte filmuar në zonën luksoze të Beverly Hills nga Daniel Mac, i cili e publikoi në kanalet e tij në rrjetet sociale, ku ai shpesh pyet shoferë të pasur se me se merren si profesion.

Makhlouf dhe pasagjerja e tij bukuroshe u kapën të papërgatitur kur u intervistuan.

Pasi u pyet disa herë nga intervistuesi, i riu sirian u përgjigj: “Merrem me punë”.

Ndërsa më pas Mahklouf shtoi me një ngërdheshje: “Jam duke bërë specializim.”

Ndërsa shoqëruesja e tij shihet duke buzeqeshur gjatë shumicës së videos, së bashku me Mahklouf.

Disa nga komentet e përdoruesve të rrjetit ishin interesante. “Vëllait tim viza për të studiuar në SHBA iu refuzua. Ai ishte ftuar nga vetë universiteti dhe u refuzua. Si mund të vijë ky kriminel në SHBA me paratë që i ati vjedh nga populli?”

Akoma më e çudtishme është fakti se qeveria e Bashar al-Assad e konsideron Izraelin si armik dhe në vend mban për mbrojtje grupe të armatosura si e Hezbollah Garda revolucionare Iraniane.

Vitin e kaluar Makhlouf u vendos në arrest shtëpie në Siri si pjesë e fiushatës të mbledhjes së parave nga qeveria e varfërur siriane.

Rami Makhlouf është sanksionuar fillimisht nga SHBA në 2008 prej lidhjeve të ngushta me qeverinë e Assad.

Nuk është e qartë sesi Ali Makhlouf ka arritur të vizitojë SHBA. Kur u pyet sesi i gjente paratë për Ferrarin e tij, Ali Makhlouf tha: “Është me qira.”

LEXO EDHE:

Back to top button