Kuvend, fokusi i debatit, te shtëpia e Taravarit

Gazetar: Adrian Kerimi

Shtëpia e kreut të ASH-së, Arben Taravari në Shkup dhe pacientët me fibrozë cistike ishin kryefjala e debatit mes deputetëve sot gjatë debatit për shkarkimin e ministrave të Alternativës dhe emërimin e ministrave të ASH-së. Për katër ditë më radhë debatohet vetëm për shkarkimin e Bekim Sali. Kjo si pasojë e bllokadës që po bëjnë deputetët e opozitës maqedonase më fjalime dhe replika. Seanca e sotme filloi me 30 deputet prezent në sallë. Ligjvënësit e opozitës i kujtuan ASH-së lutjet, sipas tyre për pozita pas proceseve zgjedhore.

“Kolege Ilire, për ju flitet se nuk ju kanë dhënë postin e ministres në BDI dhe keni ateruar në Aleancë. Ju po na shisni demagogji këtu. Shteti jonë dhe i juaji. Ilire, ky shtet është i përbashkët dhe mua nuk më pengon ta ndajmë. Juve nëse ju pengon atëherë ju duhet të shqyrtoni pozicionin tuaj” tha Ivanka Vasilevska, Deputete e VMRO-DPMNE-së.

Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët akuzoi VMRO-DPMNE-së se janë humbur mes dy rrymave politike, asaj të Gruevskit dhe Apasievit.

SINKRON –
“A ka mundësi të përcaktoheni njëherë dhe të merrni formë politike. E kam me shumë dashamirësi. Si subjekt politik keni mbetur mes Gruevskit dhe Apasievit. Nuk keni formë politike. Ju mungon forma politike. Në mungesë të formës tuaj politike, mendoni se ASH-ja ka ndryshuar mendje. Jo, jo”, u shpreh Ilire Dauti, Deputete e ASH-së.

Në rast se Kuvendi vendos të vazhdon seancën edhe të premten, debati për Bekim Sali mund të shteret dhe shkarkimi i tij të nxirret në votim. Bazuar në këtë dinamikë, debati për rikonstruimin e Qeverisë mund të zgjasë deri në fund të muajit. Kreu i Kuvendit ndodhet për vizitë jashtë shteti dhe nuk dihet akoma nëse do të punohet edhe në fundjavë ose jo. Nga e hëna pritet që puna në Kuvend të vazhdon deri në orët e mesnatës. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button