Kvaratskhelia, me mesazh prekës pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

Sulmuesi gjeorgjian Kvicha Kvaratskhelia, ka publikuar një mesazh të shkurtër në profilin e tij në “Instagram”, një ditë pas eliminimit të Napoli nga Liga e Kampionwve. Skuadra e tij barazoi 1-1 ndaj Milanit në stadiumin “Maradona”, rezultat që i kushtoi shumë Napolit.

Gjeorgjiani nuk arriti dot të bënte diferencën në fushë ashtu sikurse shpresonte, madje humbi një penallti në mesin e pjesës së dytë, që mund t’i jepte tjetër rrjedhë ndeshjes.

“Është e vështirë për mua të shoh sytë e tifozëve të mbushur me lot, duke kuptuar se nuk mund t’ju sjell lumturi, ka shkruar Kvaratskhelia, duke iu drejtuar tifozëve të Napolit.

 

“Do të bëj maksimumin për të mësuar nga përvoja e sotme. Më vjen thellësisht keq dhe ju jam absolutisht mirënjohës për mbështetjen tuaj që e ndjej çdo sekondë. Ju dua të gjithëve dhe ju premtoj se do të kthehemi më të forte. Ka shumë ndeshje përpara, kështu që ëndrra vazhdon”, tha Kvicha Kvaratskhelia, me Napolin që ka prenotuar prej kohësh titullin kampion në Seria A këtë sezon.

LEXO EDHE:

Back to top button