Ky është njeriu më i shkurtër në botë

Ky është njeriu më i shkurtër në botë

Një 20-vjeçar iranian, i gjatë pak më shumë se 60 centimetra është emëruar si njeriu më i shkurtër në botë.

Afshin Esmaeil Ghaderzadeh, nga një fshat i largët në Bukan County, Irani verior, tani njihet nga Guinness si njeriu më i shkurtër, me një lartësi prej 65.24 centimetra.

Siç raportohet, ai e ka të vështirë të përdorë një celular sepse pajisjet janë të rënda për t’i mbajtur, ai gjithashtu nuk ka mundur të ndjekë shkollën për shkak të dobësisë fizike.

Por Afshin tha se shpreson se fama e tij si njeriu më i shkurtër në botë ta ndihmojë atë të ndihmojë prindërit e tij, të cilët ndonjëherë e kanë pasur të vështirë të fitojnë para të mjaftueshme për shpenzimet e jetesës, trajtimin dhe mjekimin e djalit të tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button