Ky është parashikimi i motit për sot

Ky është parashikimi i motit për sot

Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët deri ën mesatare nga drejtimi verior. Sipas Entit për Punë Hidrometeorologjike do të vazhdoj edhe më tej periudha e motit stabil, por shkallë shkallë me ulje të temperaturave, të cilat deri të shtunën do të ulen për 5 gradë, shkruan Alsat.

Gjatë tre ditëve të ardhshme moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Temperatura minimale do të sillet prej -1 deri në 10, ndërsa ajo maksimale prej 17 deri në 25 gradë Celsiusë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button