Ky film do të prezantojë Shqipërinë në Oscars, Jonida Vokshi ka rolin kryesor në film

Filmi “Derë e hapur” me regji të Florenc Papas është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 93-të të çmimeve “Oscar”. Lajmin e madh e ka dhënë aktorja Jonida Vokshi, që ka rol kryesor në këtë film.

Jonida ka publikuar në Instagram disa foto të shkëputura nga filmi dhe ka treguar se ndihet shumë e lumtur që është pjesë e kastit të aktorëve.

“’Derë e hapur’ do të prezantoj Shqipërinë në edicionin e 93-të të Oscars! E lumtur që jam pjesë e filmit!  Na priftë e mbara grupi“, ka shkruar Jonida në postimin e saj.

“Derë e hapur” ose “Open Door” ka rezultuar si një nga prodhimet kinemtaografike shqiptare më të suksesshme të viteve të fundit. Filmi ka rrugëtuar drejt Kanës dhe ka marrë pjesë në disa nga festivalet më të rëndësishme të filmit në botë. Në “Derë e hapur” luajnë disa nga emrat e mëdhenj të kinematografisë shqiptare si Guljelm Radoja, Lutfi Hoxha dhe Sotiraq Bratko.

Ditën e sotme Jonida ka dhënë një intervistë për ‘Tirana post’ ku ka shprehur të gjitha emocionet rreth këtij lajmi.  Ajo është shprehur se situata momentale sigurisht që do na penalizojë për të shkuar dhe për ta ndjekur rrugëtimin e filmit apo për të shijuar suksesin, por më me rëndësi është kjo që i ndodhi filmit.

E pyetur nëse mendon një karrierë përtej Shqipërisë dhe Kosovës, moderatorja tregon:

Fatmirësisht, nëse ti realizon një film të mirë që të ketë pjesëmarrje në festivale të rëndësishme e të shihet nga njerëz të rëndësishëm të kësaj industrie, të bën ty të jesh e hapur dhe në një treg më të gjerë se ai i Shqipërisë dhe Kosovës. Do Zoti e kemi atë fat!

Sa i përket ceremonisë dhe se si e ke përfytyruar veten, Jonida është shprehur se:

Ceremoninë e Oscars e kam ëndërruar në fillimet e mia, si një ëndërrimtare pasionante dhe e dashuruar me aktrimin dhe kinematografinë. Por rrugës, dëshira për të investuar në profesion më bëri që të dal në konkluzionin që kur një punë të shpërblehet, shijon më shumë se të ëndërrosh para kohe.

 

Historia e filmit

“Open door” (Derë e hapur) tregon historinë e dy motrave që do të ndërmarrin një rrugëtim, duke u ballafaquar hera-herës me forcën e sistemit tradicional-patriarkal. Personazhi kryesor është Elma (jonida Vokshi), që është një vajzë e re shqiptare e cila jeton ilegalisht në Itali. Ajo është shtatzënë dhe babai i fëmijës tashmë është në burg. Pas depërtimit nga policia italiane, duke mos ditur kujt t’i drejtohet për ndihmë, ajo vendos të kthehet tek motra e saj e madhe, Rudina (Luli Bitri).

Të dy motrat do të nisin një rrugë të gjatë me veturë drejt shtëpisë së babait të tyre tradicional. Ndërsa Rudina nget veturën, Elma do bëj ç’të mundet për të mos shkuar atje. Filmi ka në qendër tre personazhe, dy motrat Rudina dhe Elma dhe djalin 5 vjeçar të Rudinës.

Tema që trajtohet është përplasja mes tradicionales dhe modernes midis brezave e cila është e pranishme dhe sot. “Derë e Hapur” merret me këtë tematikë për të treguar se këto forma ekzistojnë akoma dhe janë të pranishme në shoqëri.

LEXO EDHE:

Back to top button