Ky zakon i mëngjesit është më i rrezikshmi për shëndetin e grave
Aroma dehëse e pijes më të njohur në botë dhe kafeina që ajo përmban janë mënyra më e mirë për të nisur ditën. Apo ndoshta jo?

Kafeja është një nga pijet më të njohura në botë për një arsye, por ju duhet të dini kur ta pini dhe sa të pini për ta bërë të funksionojë për ju. Pse pirja e kafesë herët në mëngjes ndikon keq tek gratë?
Një studim i botuar në edicionin dixhital të Bibliotekës së Institutit Kombëtar të Mjekësisë në SHBA zbuloi se pirja e kafesë me stomakun bosh, veçanërisht te gratë, ka një ndikim negativ në shëndet.
Për shkak të ritmeve natyrore biologjike, nivelet e kortizolit në trup janë më të larta në mëngjes kur zgjohemi dhe më të ulëta gjatë natës kur shkojmë për të fjetur.
“Pirja e kafesë herët në mëngjes, kur nivelet e kortizolit janë më të larta, prish hormonet e trupit dhe prish ritmet cirkadiane. Kortizoli ka një efekt negativ në ovulimin, ekuilibrin hormonal dhe peshën”, shpjegon për portalin Pure Wow dietologia dhe mjekja Carlin Rosenblum.
“Konsumimi i kafeinës kur nivelet e kortizolit janë më të larta stimulon rritjen e sekretimit të kortizolit. Edhe pse ende nuk shpjegohet pse ndodh kjo, ne besojmë se kafeja ndikon në disa vitamina dhe minerale në trup”, përfundon Dr Rosenbloom. Ajo paralajmëron:
“Kortizoli, si të gjitha hormonet e tjera, është i nevojshëm për funksionimin e trupit, por problemi lind kur jemi vazhdimisht nën stres dhe kur trupi e sekreton vazhdimisht. Kjo mund të çojë në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak dhe rezistencën ndaj insulinës”.
Përveç stimulimit të sekretimit shtesë të kortizolit, kafeja me stomakun bosh mund të shkaktojë probleme me tretjen dhe të rrisë nivelin e acidit në stomak. Nëse keni probleme me stomakun, është mirë të dini se kafeja e ftohtë është 70% më pak acid se kafeja e nxehtë.
Kur duhet të pini kafen e parë të mëngjesit?
Nëse zgjoheni rreth orës shtatë të mëngjesit, është më mirë të pini kafen tuaj të parë midis orës 9:30 ose mesditës kur nivelet e kortizolit janë natyrisht të ulëta. Sigurisht, është e rëndësishme të hani paraprakisht.
Duke pasur parasysh aciditetin e kafesë, është mirë që në mëngjes të keni ushqime të pasura me kalcium, si bajame, kos ose fara chia, të cilat neutralizojnë aciditetin, këshillon doktoresha Rosenblum. Nëse pini kafe gjatë kësaj kohe, do të merrni nxitjen dhe energjinë e nevojshme.