Lacio, “i sigurt” , ndërsa Liverpulli ndalohet që të udhëtojë

Derisa autoritetet gjermane kanë ndaluar Liverpuln të hyjë në Gjermani për tu ndeshur me Leipzigun në kuadër të Ligës së Kampionëve, Lacio do udhëtojë sigurt në “Allianz Arena”, për tu përballur me Bajern Munihun. Sipas  “Sky Sports” skuadra e Liverpulit nuk do jetë në gjendje të udhëtojë në Gjermani, pasi që Qeveria gjermane ka anuluar të gjitha fluturimet që vijnë nga Anglia, shkaku i variantit të ri të “COVID-19”.

Policia Federale informoi klubin RB Leipzig se ata do të duhet tu përmbahen rregullave dhe nuk do të ketë përjashtime. Edhe skuadra londineze, Arsenali është gjithashtu në bisedime për ndeshjen e tyre në kuadër të Ligës Europa ku do të ndeshen me skuadrën portugeze, Benfika dhe që do të luhet në një lojë të vetme në terren neutral, pas kufizimeve të udhëtimit me Anglinë. Sidoqoftë, klubet italiane nuk bëjnë pjesë në këtë listë, sepse Italia nuk ka të njëjtat kufizime të udhëtimit nga Gjermania dhe Portugalia. Kjo sepse Italia nuk ka raportuar numër të lartë të rasteve me variantin e ri të “COVID-19.”

LEXO EDHE:

Back to top button