Lacio kërkon mbrojtës të krahut të majtë, Hysaj vihet në shitje

Lacio kërkon të blejë një mbrojtës të ri në krahun e majtë, në rast të largimit të Elseid Hysajt. Në rast se dikush do të bënte ofertë për mbrojtësin shqiptarë, do të merrej në konsideratë. Sidoqoftë, deri në atë pikë, është e vështirë për Lotito që të marrë Marselon e lirë, i sulmuar në mediat sociale nga tifozët e Lacios.

Sipas “Corriere dello Sport”, ka më shumë gjasa një negociatë për Valeri të Kremonese, i cili në çdo rast do të ishte një blerje e mirëpritur nga tifozët bardhekaltër, duke qenë gjithmonë një tifoz i madh i Lacios.

Nga ana e saj, “La Repubblica” bën me dije se Xhenaro Gatuzo kërkon ta ketë mbrojtësin shqiptar pjesë të projektit të tij te Valencia, për sezonin e ardhshëm. Oferta pritet t’i bëhet shpejt Igli Tares.

Hysaj nuk u përshtat në mënyën e duhur, në sezonin e tij të parë te Lacio, pavarësisht se në pankinë është trajneri që e njeh dhe e ka mbështetur më shumë se kushdo tjetër. Transferimi në La Liga do të ishte një lëvizje e mirë për Hysajn në karrierë, duke ditur se do të punonte me një trajner si Gatuzo, i cili riktheu besimin e munguar te Napoli, ku punuan së bashku.

LEXO EDHE:

Back to top button