Lajçak: Dhuna nuk është e pranueshme, kemi nevojë për zgjidhje politike

Lajçak: Dhuna nuk është e pranueshme, kemi nevojë për zgjidhje politike

I dërguari i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, e ka çmuar gatishmërinë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, siç ka thënë ai, për të kontribuuar në gjetjen e një zgjidhjeje politike për tensionet në veri të Kosovës.

“Në Beograd, Escobari dhe unë kemi pasur diskutime të gjata me presidentin Vuçiq, lidhur me situatën komplekse të serbëve në Kosovë. Dhuna nuk është kurrë e pranueshme, dhe kemi nevojë urgjente për zgjidhje politike për krizën aktuale”, ka thënë Lajçak përmes një postimi në Tuitter.

Serbët lokalë janë duke protestuar rregullisht prej 29 majit në komunat në veri të Kosovës: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale. Faktori ndërkombëtar e ka shtuar presionin ndaj Qeverisë së Kosovës, duke i kërkuar tërheqjen e kryetarëve nga ndërtesat komunale dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë dhënë shenja se mund të organizohen ato. Sa i përket Serbisë, faktori ndërkombëtar ka kërkuar nga ky shtet që të ulë gjendjen e gatishmërisë ushtarake, dhe që të ndihmojë në uljen e tensioneve në mesin e protestuesve serbë në veri. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button