Lajçak flet pas takimit në Bruksel

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak është deklaruar për takimin e sotëm të radhës ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe në procesin e dialogut në Bruksel.

Diplomati sllovak ka shkruar në Twitter se gjatë këtij takimi është bërë edhe një hap drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

“Sot kemi bërë një hap tjetër drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit duke zhvilluar një raund të dytë bisedimesh mbi pretendimet financiare dhe pronën. Ishte hera e parë që kryenegociatori i ri serb Petar Petkoviq u bashkua me diskutimet tona. Vazhdohet së shpejti”, ka shkruar Lajçak.

Ndryshe, delegacioni i Kosovës, i prirë nga koordinatori shtetëror Skender Hyseni, ka zhvilluar në Bruksel takimin e radhës me delegacionin e Serbisë,  me ndërmjetësim e Lajçak.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, temë e diskutimit ishte zgjidhja e pretendimeve financiare dhe e çështjeve të pronës midis dy vendeve.  Në kuadër të kësaj teme është biseduar ekskluzivisht për pensionet dhe kadastrën.

Përkundër diskutimit të gjatë për këto tema, ende nuk ka përafrim të ndjeshëm të qëndrimeve. Por megjithatë, është arritur pajtueshmëri që diskutimi i këtij elementi të marrëveshjes së përgjithshme,  pretendimeve financiare dhe e çështjeve të pronës midis dy vendeve, të vazhdohet në takimin e radhës, ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit.

LEXO EDHE:

Back to top button