Lajm i keq për Milanin, Ibrahimnoviç mungon ndaj Liverpool

Lajm i keq për Milanin në prag të debutimit në Champions League. Zlatan Ibrahimoviç nuk do të luajë në ndeshjen e nesërme ndaj Liverpool. Sulmuesi suedez, gjatë stërvitjes së fundit, ka pasur një problem në tendinën e Akilit dhe stafi mjekësor ka vendosur që të mos udhëtojë me ekipin.

- Advertisements -

Kështu, duket e sigurt përfshirja në formacionin titullar të Olivier Giroud, i cili u shërua nga Covid-19 përpara disa ditësh.

Ibrahimoviç u kthye të luajë për Milanin të dielën, pas disa muajve mungesë aktiviteti për shkak të dëmtimit në gju dhe operacionit që pasoi.

LEXO EDHE:

Back to top button