Lajm i mirë për konsumatorët e kafesë

Kafeja mund të zgjasë jetën dhe të luftojë disa sëmundje – nëse ajo pihet në një mënyrë të caktuar

Cilido që ka dyshuar ndonjëherë në vetitë pozitive të kafesë, tani është e vërtetuar se ky dyshim ishte pa baza shkencore. Prandaj, kafeja jo se është vetëm shoqëruese në shtëpi, zyre, kafe, bistro, restorant në çdo bisedë, takim, konferencë apo ndeje dhe shoqërim, por është edhe e shëndetshme.

Të dhënat shkencore dhe ato të shumta në një meta-analizë të fundit të 127 studimeve ne krahasim zbuluan se pirja e një deri në katër filxhanë kafe çdo ditë mund të ketë përfitime të mëdha shëndetësore. Kafeja mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit deri në 20 për qind, rrezikun e diabetit të tipit 2 me 30 për qind, rrezikun e sëmundjes së Parkinsonit me 30 për qind dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 5 për qind. Kafeja ndihmon gjithashtu edhe ne metabolizmin e mëlçisë.

Për ta gëzuar efektin pozitiv të kafes për shëndetin tonë, edhe pse kafeja konsumohet me kënaqësi dhe disa herë në ditë, duhet ditur se si konsumohet ajo. Mund të supozohet se vetëm maksimumi, pra një e treta e konsumatorëve e pinë kafenë e tyre të zezë, pa sheqer, shurup, qumësht, kremose aromatizues artificialë. Si rezultat, reduktimi i mundshëm i sëmundjeve të zemrës më pak se 5 përqind, është përdorimi i sheqerit në përbërjen e kafes.

Kafeja e ftohët (Ice coffe) zakonisht përmban shumë sheqer. Sipas Shoqatës Amerikane të sëmundjeve të zemrës, një femër mesatare nuk duhet të konsumojë më shumë se gjashtë lugë çaji sheqer në ditë, ndërsa një mashkull mesatar, i cili është më i gjatë, duhet të kufizohet në nëntë lugë çaji sheqer në ditë.

Konsumimi më i lartë i sheqerit rrit rrezikun e diabetit dhe kështu ul efektin potencialisht të dobishëm të kafesë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Për shembull, një moka me çokollatë të bardhë Starbucks përmban rreth 18 lugë çaji sheqer – aq sa dy kënaçe Coca-Cola të ëmbël.

Produktet e qumështit të shtuara gjithashtu mund të mohojnë vetitë pozitive. Në veçanti, shumë kafe nga seksioni i kafes së ftohtë në supermarket ose pikë karburanti përmbajnë jo vetëm shumë sheqer, por edhe vajra pjesërisht të hidrogjenizuara dhe yndyra trans, të cilat të dyja janë të rrezikshme për trupin. Aroma artificiale – e zakonshme në kafetë e bluara të paketuara – është gjithashtu problematike.

Kafeja me sheqer dhe qumësht, mundet gradualisht dhe me dëshirë të kthehet në atë të zezë. Nëse dëshira dhe shija për kafe me sheqer dhe qumësht ende është e fortë, atëherë duhet të paktën t’i kushtohet vëmendje dozës së sheqerit dhe e qumështit. Kjo ndihmon gjithashtu për t’iu afruar ngadalë kafesë së zezë, për shembull duke e reduktuar fillimisht sheqerin pjesë-pjesë, që do të thotë se qumështi tashmë perceptohet si dukshëm më i ëmbël. Pas kësaj, ju gjithashtu mund të zvogëloni sasinë e qumështit nëse është e nevojshme. Një këshillë tjetër është një “kafe antiplumb”, e cila është e mbushur me vaj natyral kokosi dhe kakao dhe erëza.

Prandaj e tëra na mëson, të konsumohet kafeja në dozën e kufizuar dhe në shoqërinë e mirë sipas mundësisë me fare pak sheqer dhe qumësht.

LEXO EDHE:

Back to top button