Lajme të mira për Barcelonën, rikuperohen qendërmbrojtësit

Trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman shpreson t’i ketë të gjithë lojtarët gati ndaj PSZH-së. Kataluansit fituan bindshëm ndaj Alavesit dhe në stërvitjen e sotëm ishin dy qendërmbrojtësit Zherard Pike dhe Ronald Araujo.  Ky I fundit u lëndua ndaj Real Betisit, por duket se është shëruar shumë shpejtë, derisa Pike është jashtë fushës që një kohë të gjatë shkaku i një lëndimi në këmbë. Ditët e ardhshme do jenë vendimtare nëse dyshja do jenë gati për përballjen me kampionin e Francës.

Barcelona ka shqetësime për sulmin e PSZH-së dhe nuk ndihen mjaftë optimist nëse në katërshen mbrojtëse do jenë ketë lojtarë, si Zhordi Alba, Serzhino Dest, Samuel Umtit, Klement Lenglet dhe Oskar Minugeza.

Nga ana tjetër, lajm i mirë për Barcelonën është mungesa e Nejmarit nga ana e “Parisienëve” për sfidën e parë në “Nou Kamp’.

LEXO EDHE:

Back to top button