Lajm i mirë për Lejkersat, rikthehet Lebron Xhejms

Njëri nga basketbollistët më të mirë të të gjithë kohëve, Lebron Xhejms, ka tejkaluar lëndimin dhe sërisht do të rikthehet në terrenet sportive, që të ndihmojë kampionin aktual, Los Anxhelos Lejkers. Xhejms ishte jashtë terrenit plot një muaj, ndërsa Los Anxhelos Lejkersi pa të, nuk ishte në formë të mirë.

 

 

Mediat amerikane raportojnë se Lebron Xhejms do të kthehet në terren gjatë javës së ardhshme dhe kjo do të ndodh në ndeshjen ndaj Orlandos, të martën në mesnatë . Pa Lebron Xhejmsin, skuadra e Los Anxhelos Lejkersit ka humbur 11 nga 18 ndeshjet e zhvilluara. Basketbollisti në fjalë para lëndimit regjsitronte mesatarisht 25 pikë, 8 kërcime dhe 8 asiste në një ndeshje.

LEXO EDHE:

Back to top button