Lajmi i keq për Milanin, Benaseri duhet të operohet

Pas pasigurisë për Rafa Leao, një lajm shumë i keq për Milanin në lidhje me Ismael Benaserin.

Algjeriani u largua me paterica mbrëmjen e djeshme nga “San Siro” dhe ngjalli shumë shqetësime në kampin kuqezi në kuadër të ndeshjes së kthimit kundër Interit.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiani, testet që lojtari iu nënshtrua mëngjesin e sotëm treguan një problem kërcor post-traumatik të kondilit femoral anësor të gjurit të djathtë. Lojtari do t’i nënshtrohet një operacioni artroskopik nesër ose të shtunën.

LEXO EDHE:

Back to top button