Lamtumira e parakohshme që përloti gjithë botën

Më 26 janar 2020, e gjithë bota u trondit nga lajmi se një helikopter, me 9 persona në bord, ishte rrëzuar në rrethinat e Los Anxhelos. Në atë helikopter ishte Kobi Brajant, një nga ikonat e basketbollit botëror dhe të NBA-së, që humbi jetën bashkë me vajzën e tij Xhiana dhe 7 persona të tjerë. Kobi, i lindur në FiladelFia (1978), kishte kaluar shumë vite të jetës së tij në Itali, për të ndjekur babanë e tij Joe “Jellybean” Bryant.

Më pas, zbarkimi në NBA e bëri atë një legjendë, teksa shumë rekorde të tij ende nuk janë thyer. Një jetë të tërë me skuadrën e Lejkersit, aty ku “Black Mamba” (pseudonimi i tij) fitoi 5 tituj kampionë (2000, 2001, 2002, 2009, 2010).

Brajant ka fituar edhe 2 medalje të arta olimpike me kombëtaren amerikane, duke u krahasuar shpesh me Majkëll Xhordan. Në karrierën e tij, më 22 janar 2006, ai pat realizuar rekordin personal të 81 pikëve në një ndeshje (ndaj Toronto). Ndërsa në vitin 2018, ai fitoi çmimin “Oscar” për filmat e animuar me metrazh të shkurtër me “Dear Basketball”, frymëzuar nga letra e tij e lamtumirës. Ai la pas bashkëshorten Vanesa dhe 3 vajza të tjera, ndërkohë që Xhianna, që ashtu si babai luante basketboll, e ndoqi me vete në qiell. Vjet (sezoni 2019-2020), skuadra e Lejkersit u rikthye kampione e NBA-së dhe ky titull, iu dedikua pikërisht Kobi Brajantit (veçanërisht nga LeBron Xhejms). Në disa ndeshje, skuadra kaliforniane pat veshur uniformën që vetë “Black Mamba” pat dizenjuar.

LEXO EDHE:

Back to top button