Largohet braziliani nga skuadra e Gjorçe Petrovit

Makedonija GJ. P gjatë stinorit pranveror do të luajë pa sulmuesin kryesor, Basid Khalid. Ganezi te skuadra shkupjane erdhi janarin e vitit të kaluar si lojtar i lirë, pas aventurës që kishte pasur në Superligën shqiptare me skuadrën e Teutës. Khalid shkëlqeu, teksa në 14 ndeshje realizoi 8 gola, duke u renditur pas dyshes Dembo Darboe – Besart Ibraimi, në listën e golashënuesve më të mirë në futbollin elitar në vendin tonë.

Pikërisht paraqitjet e tij me fanellën “verdhekuq”, bënë që për shërbimet e tij të interesohen edhe skuadra nga jashtë, ndërsa burime pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se Khalid Basid me shumë gjasa karrierën e tij do ta vazhdojë në Tunizi.

LEXO EDHE:

Back to top button