Lautaro e Pavard janë dy dilemat e trajnerit Inzagi para sfidës me Barcelonën

Gjithçka tek Inter që do të zbresë nesër në mbrëmje në fushë në gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës (3-3 ndeshja e parë) sillet rreth Lautaro Martinez dhe Benjamin Pavard.

Grumbullimi i sulmuesit argjentinas është i sigurtë, por vështirë se ai do të jetë titullar. Në këtë rast, sulmi zikaltër do të formohet nga dyshja Turam-Taremi, me Lautaro që mund të aktivizohet në vijim. Për Pavard ka më shumë optimizëm, ndaj ai pritet që ta fillojë ndeshjen nga minuta e parë, duke formuar treshen mbrojtëse bashkë me Acerbi dhe Bastoni. Në të kundërt, Bisseck do të luante titullar, ashtu si në Barcelonë.

Në mesfushë nuk ka dilemma. Damfris e Dimarko do të luajnë në krahë, ndërsa Barella, Çalhanoglu e Mkhitarian do të jenë ne mesin e saj. Pra, trajneri Simone Inzagi pritet të luajë me skemën 3-5-2.

LEXO EDHE:

Back to top button