Lebron Xhejms, me 10 mijë asiste dhe kërcime në NBA

Basketbollisti i Los Anxhelos Lejkersit, LeBron Xhejms bëhet lojtari i shtatë me 10 mijë asistime dhe i 39-ti me 10 mijë kërcime në historinë e NBA.

Xhejms pas asistimit për Karmelo Entoni në ndeshjen ndaj Feniks Sans, arriti deri te 10,000 asistime dhe hyri në historinë e NBA, si lojtari i shtatë në NBA që arrin shifrën e 10,000 asistime. Ai i`u bashkua Xhon Stoktonit, Xhejson Kidit, Kris Pollit, Stiv Neshit, Mark Xheksonit dhe Mexhik Xhonsonit, të cilët kanë nga 10,000 asistime.

Ndërsa sa i përket 10,000 kërcimeve, Lebron Xhejms është në mesin e 39 lojtarëve që kanë arritur atë numër kërcimesh. Xhejms është në sezonin e tij të 19-të në NBA dhe mesatarisht shënon rreth 30 pikë për ndeshje.

LEXO EDHE:

Back to top button