Lebron Xhejms: Vitin tjetër, klubi ynë do të ketë ekip më të mirë

Eliminimi i Los Anxhelos Lejkers nga gara për titullin në NBA ka befasuar të gjithë. Skuadra kaliforniane humbi 2-4 duelin e ndeshjeve me Feniksin në fazën çerekfinale play off në Perëndim. Kjo është hera e parë në karrierën e LeBron James që eliminohet kaq herët.

“18 muajt e fundit kanë qenë të vështirë, që kur nisi frika e pandemisë, ndërprerja eë kampionatit të vjetshëm, grumbullimi, rinisja dhe më pas ky sezon. Kanë qenë të vështirë mendërisht, fizikisht, nga ana emocionale dhe shpirtërore. Jam i kënaqur që fansat u rikthyen të shohin ndeshjet dhe shpresoj që kjo situatë të qëndrojë nën kontroll. Ju garantoj se kjo periudhë pushimi do të bëjë mrekullinë tek unë. Gjithashtu, kam besim te klubi, që do të ndërtojë një ekip të mirë për sezonin e ri”, tha James.

Në fund, “King James” eliminoi të gjitha dilemat që e lidhnin me pjesëmarje në Lojrat Olimpike në Tokio.

“Këtë verë nuk do të jem në Olimpiadë, nuk do të luaj me kombëtaren. Do të “luaj” me Tune Squad,” tha mes tjerash Lebron Xhejms.

Kjo do të thotë që ai do të vijojë me xhirimet e filmit të dytë “Space Jam 2”.

LEXO EDHE:

Back to top button