Legjenda e boksit me mision, të shpëtojë sportin nga përjashtimi olimpik
Legjenda e boksit, kazaku Genadi Golovkin, ka marrë së fundi një rol drejtues në “World Boxing”, e cila është një organizatë e re e sportit të dorezave, që shpreson të fitojë njohjen nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) dhe të shpëtojë sportin olimpik.
Roli i tij është të menaxhojë marrëdhëniet e Boksit Botëror (World Boxing) me KON-it dhe të mbikëqyrë rrugën për të siguruar që boksi të rikthehet në programin sportiv për Lojërat Olimpike “Los Anxhelos 2028”. Për momentin, ky sport është i përjashtuar nga Olimpiada e ardhshme në Los Anxhelos.
E krijuar në prill 2023, Boksi Botëror aktualisht ka 44 federata kombëtare si anëtare dhe mbajti takimin e parë zyrtar me KON-in në maj 2024.
“Për mua personalisht, si dhe për të gjithë botën sportive, është e rëndësishme të ruhet boksi si një sport olimpik dhe ky do të jetë prioriteti im kryesor. Unë gjithashtu synoj të punoj ngushtë me KON për çështjet e boksit, përkushtimit ndaj vlerave olimpike të ndershmërisë, drejtësisë dhe transparencës. Kam besim se përvoja ime si atlet profesionist do të ndihmojë në ndërtimin e punës sistematike brenda Boksit Botëror dhe me përpjekje të përbashkëta do të jemi në gjendje t’i japim boksit një shtysë të re në zhvillimin e tij, por ka ende shumë për të bërë”, tha Golovkin.