Legjenda e Brazilit beson se “Seleçao” mund të fitoj titullin kampion bote

Ziko, legjenda e futbollit brazilian, në një intervistë të dhënë për “Rai Sport, ka dhënë mendimin e tij për Kupën e Botës që po zhvillohet në Katar. Natyrisht, nuk mund të mungonte një koment për Brazilin. “Seleçao” e ka kaluar grupin dhe do të luajë në fazën e 1/8-ave kundër Koresë së Jugut.

“Brazili ka mundësinë të kthehet të fitojë pas 20 vitesh nga triumfi i fundit në Botëror. Shpresojmë që të kthehet Nejmar për 1/8-at, sepse është shumë i fortë dhe i bën edhe shokët e skuadrës të luajnë më mirë. Me atë në fushë, presioni është i gjithi mbi të dhe të tjerët luajnë më të qetë. Kjo është rëndësia e madhe që ka një kampion”, ka thënë Ziko.

 

Nuk ka munguar as edhe një koment në lidhje me sfidën e humbur kundër Kamerunit duke mos i kursyer një thumbim trajneri të “Seleçao”-s, Tite.

 

“Botërori është ngjarja më e rëndësishme në botë. Brazili ishte i pari në grup dhe ka ndryshuar ekip për të aktivizuar lojtarët e stolit. Unë besoj se ky nuk është futboll. Nuk mund të lodhesh në shtatë ndeshje. Shkova në stadium për të parë Brazilin dhe nuk e pashë,” tha më tej Ziko.

 

Në lidhje me skuadrat e tjera ishte i qartë.

 

“Kush më ka befasuar? Maroku, më ka pëlqyer shumë. Ashtu si Japonia. Në Brazil kam thënë gjithmonë se shqetësimi im ishin Gjermania dhe Spanja”.

LEXO EDHE:

Back to top button