Lejkers humb sfidën e parë si mysafirë

Los Anxhelos Lejkers ka pësuar humbjen e saj të parë si mysafir pas bilancit 10-0 këtë sezon. Skuadra kampione u ndal nga Filadelfia me rezultat të ngusht 107-106. Përkundër humbjes, LeBron Xhejms ishte lojtari më i mirë në këtë ndeshje, duke realizuar 34 pikë, 6 asistime dhe 6 kërcime. Në anën tjetër, më efikas te vendasit ishte Xhoel Embiid me 28 pikë.  Lejkers ka 14 fitore dhe pesë humbje në Konferencën Perendimore, ndërsa Filadelfia ka regjistruar 13 fitore dhe 6 humbje, duke u ndalur në vendin e parë në Konferencën Lindore.

 

 

Ndërkohë Bruklin Nets janë rikthyer përsëri te fitorja, duke e mposhtur Atalantan, në kohën shtesë, me rezultat 132-128. Në këtë ndeshje, u dëshmua edhe një herë që treshja Kevin Durant (32 pikë), Xhejms Harden (31) dhe Kajrie Irving (26) janë duke menduar për titullin këtë sezon. Atalanta tregoi një lojë të mirë ekipore, ku gjashtë prej lojtarëve të tyre shënuan pikë dyshifrore. Nets kanë 12 fitore dhe gjashtë humbje këtë sezon, ndërsa Atalanta numëron 9 fitore  dhe 9 humbje.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button