“Lejkersat”, një hap më afër finales në NBA

Skuadra e Los Anxhelos Lejkers është pranë finales në NBA, pas fitores së tretë ndaj Denver Nagetsit me rezultat 114:108. Rezultati aktual I sfdiës finale në Konferencën e Perëndimit është 3-1 në fitore, në të mirë të skuadrës nga Los Anxhelosi. Nëse fillimi i takoi Denverit, atëherë në vazhdimi i ndeshjes ishte në regji të Lejkersit që dominoi në të gjitha aspektet e lojës.

Entoni Dejvis ishte më efikas me 34 pikë, ndërsa Lebron Xhems shënoi 26 pikë, por kishte detyrë që të ndalojë Xhamall Marejin, që mbylli takimin me 32 pikë për Denverin.

Përballja e ardhshme do të jetë gjatë ditës së diel, në të cilën skuadra e Denverit, do të tentojë të bëj përmbysjen e tretë në plej off.

LEXO EDHE:

Back to top button