Lejkersat rikthehet te fitorja, Golden Stejt mund Milloukin

Skuadra e Los Anxhelos Lejkers rikthehet te fitorja në NBA, pas suksesit 110-101 ndaj Toronto, në fushën e këtij të fundit. 7 lojtarë të Lejkersave realizuan mbi 10 pikë, me Haker që ishte pikëshënuesi më i mirë, me 17 pikë, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Siakam për kanadezët.

 

 

Fitore në frymën e fundit për Golden Stejt, që mundi 122-121 Milluokin, ndeshje me rivalitet dhe emocione. Mungesa e Antetokounmpos ndikoi te Bucks-at, megjithëse Holidej realizoi 29 pikë e Midëllton 28. Për Golden Stejtin shkëlqeu Stefon Kerri me 41 pikë.

Filadelfia rimerr kreun e renditjes në Lindje, pas fitores 106-96 në fushën e Boston, ndërsa ekipi i Los Anxhelos Klipers mundi 133-116 Portlandin. Pa probleme fiton edhe skuadra e Çikago, që mundi 113-97 Indiana-n, ndeshje ku diferencën e bëri Vuçeviç, me 32 pikë e 17 kërcime.

 Rezultatet

Indiana – Çikago, 97-113

Atlanta – Nju Orlins, 123-107

Boston – Filadelfia, 96-106

Toronto – Lejkers, 101-110

Majami – Memfis, 112-124

Denver – Detroit, 134-119

Golden Stejt – Milluoki  122-121

Klipers – Portland, 133-116

LEXO EDHE:

Back to top button