Leklerk: Të paktën do të lëmë pas Mercedesin e Aston Martinin

Pas vendit të tretë në garën e Baku-s, pesë ditë më parë, piloti monogask i Ferrarit, Sharll Leklerk, përgatitet për një tjetër sfidë, atë të garës së Majamit. Piloti i “kokëkuqes” shpreson që edhe në këtë garë njëvendëshja e tij të jetë e shpejtë dhe protagoniste.

“Mendoj se gara e Baku-s ishte një injektim besimi për ne. Pas tri garave të para që ishin negative, gara e fundit solli një Ferrari ndryshe dhe kjo tregon se jemi në drejtimin e duhur. Makina jonë është e shpejtë në kualifikuese, na duhet të punojmë disi më shumë në ritmin e garës”, tha Leklerk.

 

“Red Bull është ende dominuese në ritmin e garës, por mendoj se përditësimet që i janë bërë makinës duhet të japin një shtysë tjetër. Natyrisht që ato nuk mjaftojnë për të dueluar me Red Bull, por të paktën do të lëmë pas Mercedes e Aston Martin”, u shpreh Leklerk.

Gara e ardhshme, në Majami, do të zhvillohet më 7 maj.

LEXO EDHE:

Back to top button