“L’Equipe” zbulon se sa do të arkëtojë Mesi te PSZH

Lionel Mesi pas 20 vite u largua nga Barcelona për shkak të kushteve të vështira në të cilat u gjend klubi katalonas. Skuadra e Barcelonës nuk mundej që të ofrojë kontratë të re, për të cilen ishte e gatshme skuadra e PSZH-së.

Mesi firmosi kontratën 2 vjeçare me opsion të vazhdimit të saj për edhe një vit tjetër. Natyrisht se detajet për bashkëpunimin janë të jashtëzakonshëm, sepse Mesi do të përfitojë një shumë të madhe të të hollave.

E përditshmja franceze “L’Equipe” zbuloi se për 3 vite, nëse mbetet te PSZH, Mesi do të arkëtojë 110 mln euro. Paga vjetore e Mesit është 30 mln euro, me shtesë 10 mln euro për lojalitet në vitin e dytë dhe të tretë.

LEXO EDHE:

Back to top button