Levandovski, i pakënaqur me fjalët e Salihamixhiçit

Vazhdon edhe më tej paqartësia për të ardhmen e sulmuesit Robert Levandovski te gjiganti gjerman Bajern Munihu. Ylli 33 vjeçar në fund të këtij sezoni do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij me Bajernin, ndërsa tani siç raportohet nga “SportBILD”, sulmuesi polak është i dëshpëruar që klubi nuk ka bërë ende ndonjë përpjekje serioze për t’i rinovuar kontratën.

Më tej, Levandovski është duke kërkuar një kontratë të re tre vjeçare, gjë që Bajerni është duke hezituar t’ia ofrojë. Pavarësisht kësaj, drejtori sportiv i Bajernit, Hasan Salihamixhiç e bëri të qartë përmes një deklarate javën e kaluar që sulmuesi polak nuk do të largohet nga klubi gjatë kësaj vere.

Ndërkaq, tani thuhet se ka përditësime të reja, ku raportohet se fjalët e Salihamixhiçit e kanë lënë të nevrikosur Levandovskin, ku ky i fundit nuk është i kënaqur me atë që ka dëgjuar nga drejtori i Bajernit.

Siç qëndrojnë gjërat, Barcelona është duke e monitoruar nga afër situatën e Levandovskit, ku presidenti i klubit Zhoan Laporta dëshiron me çdo kusht të nënshkruajë këtë verë me yllin polak.

Po ashtu, raportohet se Levandovski është i hapur që t’i bashkohet gjigantit katalunas, dhe mund të pranojë edhe një ulje page vetëm për të kaluar në “Camp Nou”.

LEXO EDHE:

Back to top button