Levandovski te Barcelona, zbulohen detajet financiare

Robert Levandovski pritet të zyrtarizohet te Barcelona, pasi katalanasit kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Bajern Munihun. Raportohet se në arkat e kampionëve të Gjermanisë do të kalojnë 45 milionë euro, shumë që mund të shkojë në 50 milionë euro me gjithë bonuse.

Levandovski është pjesë e Bajern Munihut prej verës së vitit 2014, kur u largua me parametra zero nga Borusia Dortmund. Sulmuesi polak ka luajtur me fanellën e bavarezëve plot 375 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar 344 gola.

LEXO EDHE:

Back to top button