Lëvizja Besa do të thërret tryezën e partive politike shqiptare

Lëvizja Besa do të thërret tryezën e partive politike shqiptare

Kryesia e Lëvizjes Besa ka autorizuar kreun e këtij subjekti, Bilall Kasamit që ditëve në vijim të thërret tryezën e partive politike shqiptare. Burime nga Lëvizja Besa i thanë Televizionit Alsat se në tryezën e thirrur mbi bazën “Deklaratës së përbashkët të partive politike shqiptare” do të bisedohet për procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe kushtet e partive politike shqiptare në rast të hapjes së aktit më të lartë juridik.

“Lëvizja BESA në mbledhjen e fundit të Kryesisë Qendrore ka sjellë vendim për të autorizuat kryetarin e partisë të organizon thirrjen e takimit të radhës në kuadër të tryezës së partive parlamentare shqiptare konform Marrëveshjes politike te partive shqiptare ne RMV.

Ditëve në vazhdim do dërgojmë ftese te gjitha subjektet politike shqiptare të përfaqësuara në parlament dhe presim që ashtu si jemi zotuar bashkërisht t’i përmbahemi zotimeve tona nga Deklarata e përbashkët”./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button