Liderë të shumtë botërorë urojnë Donald Trampin
Liderë të shumtë botërorë urojnë Donald Trampin
Pasi Donald Trump shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA, reagimet ndërkombëtare kanë qenë të shumta. Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, e ka Trampin për fitoren siç theksoi impresionuese në zgjedhje.
“E çmoj përkushtimin e Trampit për qasjen për ‘paqe përmes forcës’ kur vjen puna për çështjet globale. Ky është saktësisht parimi që mund të afrojë Ukrainën me paqen. Mezi presim për një epokë të SHBA-së së fuqishme nën udhëheqjen e Trumpit. Ne llogarisim në mbështetjen e fuqishme dypartiake në SHBA për Ukrainën”, ka thënë Zelensky në X.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha se e ka uruar Trampin dhe se mezi pret të punojë me të për ta “përparuar paqen përmes forcës në NATO”. “Lidershipi i tij do të jetë përsëri kyç për të mbajtur Aleancën tonë të fortë”, tha Rutte në një postim në X.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e quajti fitoren e Trumpit një rikthim si një fillim të ri për aleancën SHBA-Izrael. “Kthimi juaj historik në Shtëpinë e Bardhë ofron një fillim të ri për Amerikën dhe një angazhim të fuqishëm për aleancën e madhe midis Izraelit dhe Amerikës. Kjo është një fitore e madhe!” tha Netanjahu.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, uroi për më shumë paqe dhe prosperitet. “Urime, President Donald Trump. Gati për të punuar së bashku ashtu siç dinim të bënim për katër vjet”, shkroi Macron.
Uruan edhe liderët Bashkimit Evropian. “BE-ja dhe SHBA-ja janë më shumë se thjesht aleatë. Ne jemi të lidhur nga një partneritet i vërtetë midis popujve tanë, duke bashkuar 800 milionë qytetarë. Prandaj, le të punojmë së bashku për një agjendë të fortë transatlantike që vazhdon t’u sjellë përfitime atyre”, shkroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se “BE-ja do ta ndjekë rrugën e saj në përputhje me agjendën strategjike si një partner i fortë, i bashkuar, konkurrues dhe sovran, ndërsa mbron sistemin multilateral të bazuar në rregulla”.
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban fitoren e Trampit e ka cilësuar si të nevojshme për botën.
“Rikthimi më i madh në historinë politike amerikane! Përgëzime presidentit Trump për fitoren e madhe. Një fitore shumë e nevojshme për botën”, ka thënë Orban.
Kryeministrja e krahut të djathtë të Italisë, Giorgia Meloni tha se rezultati do të forcojë lidhjet midis Italisë e SHBA-së.
Edhe kryeministri britanik, Keir Starmer, iu bashkëngjit urimeve për Trumpin dhe tha se pret të punojë me të.
Ndërkohë Kina tha se shpreson për një “bashkëjetesë paqësore” me Shtetet e Bashkuara.
“Ne do të vazhdojmë t’i qasemi dhe trajtojmë marrëdhëniet Kinë-SHBA mbi bazën e parimeve të respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit me përfitim të përbashkët,” tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme Mao Ning. /Alsat.mk