Lideri i Iranit në mbështetje të Palestinës: Fitorja e palestinezëve është e sigurt

Lideri i Iranit në mbështetje të Palestinës: Fitorja e palestinezëve është e sigurt

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka ndarë sonte një mesazh në mbështetje të popullit palestinez.

Bëhet e ditur se mesazhin e ka ndarë në platformën X.

“Palestina është një çështje qendrore për ne dhe fitorja e palestinezëve është diçka e sigurt”, shkroi Khamenei.

Ndryshe, tensionet në rritje në Lindjen e Mesme dhe veprimet izraelite në Iran dhe Gaza kanë shkaktuar disa protesta dhe tubime këtë fundjavë.

Në Londër, temperaturat përvëluese të qershorit nuk i ndaluan demonstruesit pro-palestinezë t’i bënin thirrje qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të ndalonte lejimin e eksporteve të armëve dhe bashkëpunimin ushtarak me Izraelin.

Midis folësve në demonstrata ishin ish-lideri i Partisë Laburiste Jeremy Corbyn dhe këngëtarja Paloma Faith.

LEXO EDHE:

Back to top button