Lidhje me oligarkun rus, arrestohet ish-zyrtari i lartë i FBI-së

Lidhje me oligarkun rus, arrestohet ish-zyrtari i lartë i FBI-së

Ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal u arrestua për lidhje me oligarkun rus Oleg Deripaska, një miliarder rus i cili është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe është hetuar vitin e kaluar për shkelje të këtyre sanksioneve.

McGonigal doli në pension nga FBI në vitin 2018. Ai u arrestua të shtunën pasdite pasi mbërriti në aeroportin JFK pas udhëtimit në Sri Lanka, thanë burimet.

Ai u akuzua së bashku me një përkthyes gjyqësor, Sergej Shestakov, i cili gjithashtu punonte me Deripaska.

McGonigal, 54 vjeç, akuzohet për shkelje të sanksioneve të SHBA-së duke u përpjekur të largojë Deripaskën nga lista e sanksioneve. McGonigal është një nga ish-zyrtarët e rangut më të lartë të FBI-së i akuzuar ndonjëherë për një krim.

Të dy, McGonigal dhe Shestakov përballen me akuza për pastrim parash përveç akuzave për shkelje të sanksioneve. Secila nga katër akuzat mbart një dënim maksimal prej 20 vjetësh burgim./euronews.al/

 

LEXO EDHE:

Back to top button