Lidhje nga distanca, 4 elementë kyç për t’u ndjerë më afër se kurrë


Kush tha që kilometrat janë problem? Lidhjet në distancë sigurisht kërkojnë durim, këmbëngulje dhe shumë pozitivitet, por nëse qëllimi është i mirë, s’do ta ndjeni fare, po fare peshën e largësisë.

-Besnikëria

Mund të mendoni se partneri/ja nuk do ta marrë vesh flirtin tuaj që kaloi cakun sepse jeni larg, por mendoni t’jua bëjnë ju një gjë të tillë. Besnikëria duhet të jetë dypalëshe.

-Komunikoni

Kur nuk mund të prekeni fizikisht, më e pakta që mund të bëni është të ruani kontaktin me njeri-tjetrin. Kohërat e sotme moderne na e lehtësojnë së tepërmi këtë gjë, telefonata deri në orët e para të mëngjesit, mesazhe, email, foto dhe pse jo një buqetë me lule për t’ja dërguar partneres suaj herë pas here.

-Lini pas xhelozinë.

Partneri/ja juaj mund të jetë duke takuar miq të rinj, por kjo nuk do të thotë se po ju tradhëton dhe xhelozia juaj duhet të shpërthejë. Në vend të kësaj ju filloni të dilni me miq të vjetër dhe rikthejuni hobit që kishit lënë në të shkuarën tuaj. Mos harroni t’i tregoni njeri-tjetrit se si e kaluat ditën, në fund të saj.

-Takohuni sa më shpesh që është e mundur.

Takimet e shpeshta janë si një lloj rigjenerimi i dashurisë. Mos anashkaloni asnjë mundësi që keni për t’u takuar bashkë. Edhe pse mund të qani kur të shihni njeri-tjetrin, mos u mërzisni, ata janë lot lumturie.

Burimi: Cosmopolitan

LEXO EDHE:

Back to top button