Lids e Juventus afër marrëveshjes, gati largimi i parë nga “Zonja e Vjetër”

Lids dhe Juventus po negociojnë për transferimin e MekKenie në Premier Ligë. Palët janë shumë afër, pasi që  lojtari ka pranuar të transferohet te Lidsi, por tashmë duhet që klubet përkatëse të gjejnë gjuhën e përbashkët për detajet e mbetura.

Lids ka bërë ofertën zyrtare për lojtarin amerikan, e cila është 28 milionë euro. Juventus momentalisht qëndron te shuma prej 35 milionë euro, por në orët apo ditët në vazhdim, mund të ketë ulje.

Situata te klubi i Juventusit nuk është shumë e qetë, pasi problemet ligjore që ato hasën dhe sanksionet, po bëjnë që disa lojtarë të kërkojnë largimin, sidomos nëse nuk futen në Ligën e Kampionëve. /abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button