Lids Junajted refuzon ofertën e Arsenalit

Skuadra angleze e Lids Junajtedit ka refuzuar ofertën e Arsenalit për sulmuesin e krahut, Rafinja. Sipas “The Athletic”, klubi i londinez bëri një ofertë për yllin Brazilian, por ajo ra shumë nën vlerësimin e Lidsit, i cili tani e ka refuzuar atë ofertë.

Interesi i Arsenalit për Rafinja-n mbetet i fortë, pasi që Mikel Arteta e do me çdo kusht transferimin e tij, dhe drejtori sportiv i klubit, Edu, ka lidhje të mira me agjentin e tij Deko. 25-vjeçari brazilian pritet prej kohësh t’i bashkohet Barcelonës dhe skuadra katalanase shihet si opsioni i tij i preferuar, megjithëse interesimi i saj është ndërlikuar nga problemet financiare.

Pas Barcelonës, Çellsi thuhet se është destinacioni i preferuar i Rafinja-s dhe jo vetëm që një lëvizje atje do të siguronte futbollin në Ligën e Kampionëve, por potencialisht edhe një shans më të mirë për të fituar trofe të mëdhenj. Kontrata aktuale e Rafinjas me Lidsin, do të skadojë në vitin 2024.

Ndërkohw, Arsenali tashmë ka rënë dakord për të nënshkruar me Markinjos, Mat Tarner dhe Fabio Vieira, këtë verë.

LEXO EDHE:

Back to top button